Dalin në shitje Seritë e Apple iPhone 14, Apple Watch 8 dhe Watch SE

Mobile

Dalin në shitje Seritë e Apple iPhone 14, Apple Watch 8 dhe Watch SE

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Vetëm një javë pasi u prezantuan, tre nga modelet e reja të iPhone 14 kanë dalë në shitje tek vendet e valë së parë, e bashkë me telefonat në shitje kanë dalë edhe dy orët e reja.

Mund ta blini njërën ose disa nga pajisjet tek dyqani juaj lokal i Apple, në apple.com, tek aplikacioni Apple Store dhe shitësit e autorizuar me pakicë.

Në fotografinë e mëposhtme janë çmimet e iPhone 14, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max. Ndërsa modeli Plus është ende në para-porosi, dhe do të jetë në dispozicion me datën 7 tetor, apo ndryshe pas 3 javësh.

Image
iPhone 14, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max
Image
iPhone 14, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max

 

Nga GSM Arena shkruajnë se ata do t’i rishikojnë iPhone-ët e ri, dhe se duhet të presim për analizën e tyre për konfigurimin e ri të kamerës tek versionet Pro, një vështrim në hendekun e performancës në mes të çipave Apple A15 dhe A16 dhe gjëra të tjera.

Gjithashtu nga sot, në dispozicion do të jenë edhe orët e reja të Apple Watch Series 8 dhe Apple Watch SE i rinovuar. Në foton e mëposhtme janë çmimet e tyre. Ndërsa modeli më i avancuar, Ultra, do të jetë në dispozicion javën e ardhshme.

Data 23 shtator, do të jetë data kur bashkë me modelin Apple Watch Ultra në dispozicion do të jenë edhe kufjet e reja AirPods 2 Pro.

Kjo është lista e disa prej vendeve të valës së parë: Australia, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, India, Singapori, Spanja, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 30 rajone dhe shtete tjera, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite.

Ndërsa vendet e valës së dytë janë shtete si Malajzia, Turqia, dhe 20 shtete dhe rajone të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat