Caviar iPhone 14 Pro kushton 133.670 dollarë dhe ka orë Rolex

Mobile

Caviar iPhone 14 Pro kushton 133.670 dollarë dhe ka orë Rolex

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 23:11
Caviar iPhone 14 Pro

Kompania Caviar është e njohur për versionet luksoze të telefonave të mençur nga Apple, pra iPhone, kurse më i riu është vërtetë i veçantë.

Fjala është për pajisjen e quajtur Rolex Daytone iPhone 14 Pro, i cili do të përdoret “për ekspozim në ambiente të ndryshme”, transmeton Telegrafi.

Në pjesën e pasme nën kamerë gjendet ora funksionale nga Rolex, si dhe tri orë tjera më të vogla që janë të dekoruara me flori 18 karat.

Korniza është e punuar nga titani dhe gjithashtu është e dekoruar me flori.

Modeli bazik do të kushtojë 133.670 dollarë, e është i inspiruar nga shoferët profesionistë dhe ambasadorët e parë të Rolex Daytona, seria e Malcolm Campbell.

Caviar ka bërë të ditur se do të prodhojë nga katër njësi nga çdo version iPhone 14 Pro dhe 14 Pro Max, e modeli më i shtrenjtë do të kushtojë 135.420 dollarë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat