Blogerët krijojnë një iPhone të palosshëm

Mobile

Blogerët krijojnë një iPhone të palosshëm

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Ndryshe nga disa prej rivalëve të saj si Samsung dhe Huawei, Apple ende nuk ka lansuar një telefon të palosshëm, megjithëse thuhet se po punon për një të tillë.

Tani, YouTuber-ët në Kinë kanë krijuar një prototip mbresëlënës që tregon një iPhone që paloset.

Prototipi, i quajtur iPhone V, u ndërtuar nga inxhinierë duke përdorur një iPhone X dhe mekanizmin e palosjes nga Razr i Motorola-s.

iPhone V të cilit iu deshën më shumë se 200 ditë dhe mijëra dollarë për t’u krijuar, ka gjithashtu germa të argjendta të iPhone në lakuese dhe shenjën ikonike të Apple në pjesën mbrapa.

Nga shtatë prodhuesit më të mëdhenj në botë të smartfonëve, gjashtë prej tyre tashmë kanë prezantuar ekranet e palosshme – Samsung, Motorola, Huawei, Oppo, Xiaomi dhe Vivo – por i shtati, Apple, jo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat