Samsung konfirmon aksidentalisht datën e prezantimit të serisë Galaxy S23

Mobile

Samsung konfirmon aksidentalisht datën e prezantimit të serisë Galaxy S23

Më: 7 janar 2023 Në ora: 12:24
Seria Galaxy S23

Muajin e kaluar, informatori i besueshëm “Ice universe” tha se Samsung do të prezantonte serinë Galaxy S23 më 1 shkurt 2023.

Sot gjatë ditës, dega e Samsung në Kolumbi e konfirmoi datën – teksa krijoi një faqe në ueb-sajtin e saj të internetit për ngjarjen Galaxy Unpacked për zbulimin e serisë S23.

Ajo faqe tani është hequr, gjë që sugjeron se Samsung Colombia ka treguar para kohës datën e ngjarjes së zbulimit “Unpacked”. Por ne presim që konglomerati korean të bëjë një njoftim zyrtar për ngjarjen së shpejti, raporton GSM Arena.

Vini re se Samsung nuk e përmendi në mënyrë eksplicite Galaxy S23 në faqen e saj të internetit, por fotografia që shpërndau konfirmon pak a shumë që Samsung do të zbulojë telefonat e saj kryesor të vitit 2023 në ngjarjen e 1 shkurtit.

Seria Galaxy S23 pritet të përbëhet nga tre modele – Galaxy S23, Galaxy S23+ dhe Galaxy S23 Ultra. Samsung nuk ka zbuluar ende asgjë rreth tyre, por falë imazheve të tyre të zbuluara, ne e dimë se si do të duket treshja e telefonave Galaxy S23.

Mund të prisni që më shumë detaje rreth linjës Galaxy S23 të shfaqen në fillim të ngjarjes Galaxy Unpacked të 1 shkurtit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat