Po rikthehet seria e njohur e telefonave të Samsungut

Mobile

Po rikthehet seria e njohur e telefonave të Samsungut

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Samsungu vitin e kaluar nuk e prezantojë telefonit Galaxy S22 FE, por seria e njohur mund të rikthehet këtë vit.

Raportet e reja nga Koreja e Jugut sugjerojnë se seria Fan Edition do të rikthehet në vitin 2023.

Seria Galaxy FE fitoi popullaritet gjatë vitit 2020, përmes modelit Galaxy S20 FE, i cili u prodhua mbi 10 milionë njësi vetëm gjatë atij sezoni.

Galaxy S21 FE nuk ishte aq i suksesshëm, duke e detyruar Samsung të rimendonte planet e tij për serinë FE.

Bazuar në raportet e fundit, Samsung do të anashkalojë prezantimin e modelit Galaxy A74 dhe do të fokusohet në prezantimin e telefonit S23 FE.

Telefoni i ardhshëm Galaxy S23 FE pritet të përdorë çipin aktual më të fuqishëm – Snapdragon 8 Gen 2 ose Snapdragon 8+ Gen 1 i vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat