Dalin specifikat e kamerave të Samsung Galaxy Z Flip 5 dhe Z Fold 5

Mobile

Dalin specifikat e kamerave të Samsung Galaxy Z Flip 5 dhe Z Fold 5

Më: 8 prill 2023 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Pajisjet e palosshme të Samsung kanë mbetur padyshim prapa kur bëhet fjalë për aftësitë e kamerës, por modelet e vitit të kaluar sollën përmirësime të dukshme dhe u dhanë fansave shpresë se mund të fillojnë që t’i arrijnë telefonat e tjerë.

Tani kanë dalë edhe detajet e para mbi konfigurimet e kamerës Galaxy Z Fold 5 dhe Z Flip 5.

Sipas informatorit Yogesh Brar, Galaxy Z Fold5 do të ofrojë një kamerë kryesore prej 50MP, një kamerë 12MP për fotografi ultra të gjerë dhe një tjetër kamerë për telefoto me rezolucion prej 10MP, njëjtë sikurse Galaxy Z Fold4, raporton GSM Arena.

Galaxy Z Flip5 do të mbajë gjithashtu kamerën e dyfishtë 12 MP me lente të gjera dhe ultra të gjera. Kjo është pjesa jo veçanërisht premtuese.

Lajmi i mirë është se telefonat thuhet se do të vijnë me sensorë të rinj kamerash, të cilat duhet të rezultojnë në cilësi më të mirë të imazhit.

Është e paqartë nëse të gjithë sensorët do të përmirësohen ose vetëm disa prej tyre, por pa dyshim se në muajt para prezantimit zyrtar do të ketë gjithnjë e më shumë lajme.

Raporti tutje përmend dizajnin e përmirësuar të hendekut, ekranet e jashtme më të mëdha dhe çipin Snapdragon 8 Gen 2 të Qualcomm për telefonat Samsung Galaxy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat