Prodhimi i Samsung Galaxy Z Flip5 do të jetë dyfish më i madh se ai i Z Flip4

Mobile

Prodhimi i Samsung Galaxy Z Flip5 do të jetë dyfish më i madh se ai i Z Flip4

Më: 29 prill 2023 Në ora: 11:03
Samsung Galaxy Z Flip5

Samsung po përgatitet për lansimin e gjeneratës të saj të ardhshme të telefonave të palosshëm në fundin e korrikut, gjë e cila na jep 2 muaj të plotë për spekulime.

Parashikimi i fundit vije nga Ross Young i cili ndau disa vlerësime të hershme mbi numrat e prodhimit të Z Flip5 – duke pretenduar se ato do të jenë dyfishi i Z Flip4 nga viti i kaluar.

Galaxy Z Flip4 i vitit të kaluar ishte më i kërkuar se telefoni paraardhës i tij, por do të duhet të presim dhe të shohim nëse vrulli i kërkesës do të jetë i njëjtë edhe për Z Flip5, shkruan GSM Arena.

Image
Samsung Galaxy Z Flip5

Telefoni i palosshëm në ardhje nga Samsung pritet që të ofrojë një ekran të pasmë më të madh, mekanizëm të përmirësuar të zbrazëtirës me shenja të ekranit më pak të dukshme.

Ndër të tjera Z Flip5 do të ketë sensore të reja të kamerave dhe çipin Snapdragon 8 Gen 2 të dizajnuar për modelet Galaxy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat