Përditësimi i radhës i Samsung për serinë Galaxy S23 do të sjellë modalitetin 2x për fotografitë ‘portrait’

Mobile

Përditësimi i radhës i Samsung për serinë Galaxy S23 do të sjellë modalitetin 2x për fotografitë ‘portrait’

Më: 9 maj 2023 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Telefonat e mençur Galaxy S23 të Samsung kanë aftësi të mrekullueshme të kamerës, por akoma u mungon një veçori.

Kompania së shpejti do të mundësojë zmadhimin 2x në fotografinë “portrait”, zbuloi ekipi i zhvillimit të kamerës Samsung në forumet e komunitetit korean.

Aktualisht, telefonat Galaxy S23 kanë vetëm mundësinë e zmadhimit 1x dhe 3x në modalitetin “Portrait”, shkruan GSM Arena.

Funksioni i ri do të sjellë zmadhim 2x, i cili do të vazhdojë të përdorë kamerën kryesore me zmadhim dixhital dhe disa teknika të tjera të procesimit për të rritur rezultatet e fotografisë.

Pasi të arrijë modaliteti i përditësuar për Galaxy S23, Galaxy S23+ dhe Galaxy S23 Ultra, përditësimi pritet të vijojë edhe tek seria Galaxy S22 si dhe tek Galaxy Z Fold4. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat