Samsung thuhet se po zhvillon një platformë me Inteligjencë Artificiale

Mobile

Samsung thuhet se po zhvillon një platformë me Inteligjencë Artificiale

Më: 16 maj 2023 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Samsung thuhet se po punon në një platformë gjeneruese të Inteligjencës Artificiale (AI) që mund të rivalizojë ChatGPT-n e OpenAI.

Konglomerati i Koresë së Jugut thuhet se ka bashkëpunuar me një tjetër gjigant teknologjik korean për të zhvilluar mjetin me Inteligjencë Artificiale.

Shërbimi thuhet se do të jetë i disponueshëm vetëm për punonjësit e Samsung dhe kompania po kërkon parandalojë rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme për shkak të përdorimit të mjeteve publike të AI-s – së pari do të përdorë mjetin e saj në biznesin e saj të gjysmëpërçuesve dhe më vonë tek bizneset e tjera të saj, sipas një raporti.

Një raport në The Korea Economic Daily, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje, thotë se Samsung po punon me Naver për të krijuar një platformë me Inteligjencë Artificiale që mund të konkurrojë me ChatGPT-n. Megjithatë, ky shërbim do të jetë i disponueshëm në gjuhën koreane dhe vetëm për divizionin gjysmëpërçues të Samsung-ut – Device Solutions (DS). Biznese të tjera, si Device eXperience (DX) i Samsung mund të fitojnë përfundimisht akses në mjet.

Raporti nuk përmendi ndonjë emër për shërbimin gjenerues të Inteligjencë Artificiale, por thekson se firmat koreano-jugore priten ta lansojnë mjetin në muajin tetor. Samsung dhe Naver ende nuk kanë njoftuar zyrtarisht për zhvillimin e mjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat