Samsung paralajmëron Galaxy Z Flip5 Retro

Mobile

Samsung paralajmëron Galaxy Z Flip5 Retro

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 20:30
Samsung

Samsung ka histori të pasur kur bëhet fjalë për telefonat e palosshëm, e tani kompania jugkoreane ka nderuar një nga modelet e saj më me ndikim, Samsung E700, i cili u shfaq dy dekada më parë.

Fjala është për modelin e kufizuar Galaxy X Flip5 Retro, që e zbukurojnë ngjyra e kaltër dhe e hirtë, sikurse që e zbukuronin modelin E700, e aty janë edhe modifikime grafike të interfejsti me ekran Flex Ëindoës, që zgjon një lloj nostalgjie.

Samsung e dërgon telefonin inteligjent në një kuti të bukur me logot e modeleve Z Flip5 dhe E700, si dhe kartat Flipsuit me “stickersa” të logove të mëparshme të Samsung. Pjesë e paketës është një kartë e Samsung E700 me një numër serial unik të gdhendur.

Galaxy Z Flip5 Retro do të jetë i disponueshëm në sasi të kufizuar në Korenë e Jugut nga 1 nëntori, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Spanjë dhe Australi nga 2 nëntori.

Klientët në këto tregje mund ta blejnë pajisjen përmes faqes zyrtare të internetit të Samsung.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat