Të martuar për 76 vite, kaluan momentet e fundit në njësinë spitalore të Covid-19

Ndryshe

Të martuar për 76 vite, kaluan momentet e fundit në njësinë spitalore të Covid-19

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 18:48
Carmen dhe Mary Siciliano

Fëmijët e një çifti, që luftuan me Covid-19 krah për krah, po falënderojnë stafin e spitalit për mbajtjen e prindërve së bashku gjatë luftës me virusin. Carmen dhe Mary Siciliano nga Çikago, dolën të dy pozitivë me Covid muajin e kaluar. Carmen Siciliano, 98-vjeçar, ndërroi jetë më 12 nëntor në spital ndërsa Mary, bashkëshortja e tij prej 76 vite qëndroi me të deri në momentet e fundit. Mary, 94-vjeçe, tani është duke u rikuperuar.

"Ne patëm një fëmijëri të mrekullueshme dhe prindërit na frymëzuan me 76 vite dashuri  të pakufishme," -tha Gail Grazian, vajza e Carmen dhe Mary për Good Morning America. "Na mësuan kuptimin e dashurisë së vërtetë dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit." Carmen dhe Mary kanë tre fëmijë - Grazian, Joyce Andringa dhe një djalë, Frankie Siciliano, i cili vdiq tetë vjet më parë në moshën 67-vjeçare. Çifti, gjithashtu, ka katër nipër e mbesa, duke përfshirë binjakët të cilët kanë lindur në të njejtën ditë kur Mary u shtrua në spital.

"Më pëlqente fakti që ata ishin gjithmonë duke u argëtuar",- shtoi ajo. "Kur lajmet lokale paraqitën historinë e tyre të 75-vjetorit, nëna ime tha: 'Ne gjithmonë puthemi me njëri-tjetrin kur themi natën e mirë ... kurrë nuk kemi shkuar në shtat të zemëruar."

Mary ishte e para që doli pozitive për COVID-19 më 23 tetor. Carmen doli pozitiv më 6 nëntor dhe u shtrua në spital në të njëjtën ditë.  

Renee Scheier, menaxheri i njësisë së burimeve të klinikës Good Samaritan i tha "GMA" se spitali zakonisht nuk ka shumë pacientë në të njëjtën dhomë, por stafi ishte në gjendje të siguronte dëshirat e familjes. "Ne e dinim se vendosja e çiftit në një dhomë do të siguronte mbështetje emocionale."

"Ata i sollën shumë frymëzim dhe rehati spitalit tonë",- shtoi Scheier për çiftin. "Duke parë historinë e tyre të dashurisë, solli shumë buzëqeshje në fytyrën e anëtarëve të stafit." 
Familja shpreson shërimin e shpejtë të Mary-it, në mënyrë që ajo të mbajë mbesat e saj - binjakët e porsalindur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat