Të gjithë kujtojnë se janë motra, por këto të dyja janë nënë e bijë

Ndryshe

Të gjithë kujtojnë se janë motra, por këto të dyja janë nënë e bijë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 23:49
Joleen Diaz dhe Meilani Parks

Një nënë dhe një vajzë, të cilat ngatërrohen nga të huajt në rrjetet sociale si dy motra, i lënë pa fjalë ata kur u thonë se kanë 24 vite diferencë mes tyre. 43-vjeçarja Joleen Diaz dhe 19-vjeçarja, Meilani Parks, nga Kalifornia, e shijojnë shumë kohën që kalojnë bashkë.

Madje qëndrimi i tyre kaq pranë me njëra-tjetrën ka bërë që edhe të ngatërrohen për dy motra. Mamaja single është shprehur se është kujdesur gjithmonë për lëkurën e saj që të jetë po aq e re sa e vajzës.

Ajo thotë: Kam jetuar një jetë të shëndetshme dhe kam qenë gjithmonë aktive. Shumë rrallë pi alkool dhe pushoj mirë. Ha ushqim të balancuar dhe mbaj një dietë të shëndetshme”.

Image

Gjithashtu nëna me pamje të re ka shtuar se çelësi për një look kaq të freskët ka të bëjë edhe me kohën kur ka nisur të kujdeset për fytyrën e saj, që në moshën 12-vjeçare. Ndërsa duke folur për marrëdhënien me të bijën, mësuesja e shkollës fillore është shprehur: “Jemi shumë pranë njëra-tjetrës. Bëjmë shumë gjëra së bashku, udhëtojmë, bëjmë shopping, punojmë. Madje ndodh të ulemi në një divan e të flasim shumë gjatë”.

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat