Befasia nga ajri: Aeroplani aterron në mes të autostradës!

Ndryshe

Befasia nga ajri: Aeroplani aterron në mes të autostradës!

Nga: B.S. Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 09:37
Aterrimi (Screenshot)

Në aeroplan i vogël, të cilit i ishte prishur motori, është ulur në mes të autostradës në mes të trafikut dhe vetëm falë aftësive të pilotit, askush nuk është lënduar.

Aeroplani është ulur në autostradë shumë të zënë 35 në shtetin amerikan të Minesotës, dhe piloti arriti të depërtojë me aeroplan midis një makine dhe kamionit, kështu që pati një përplasje të vogël me vetëm një veturë, por askush nuk u lëndua, raporton  agjencia UPI.

Ulja e pazakontë u vu re edhe nga kamerat e sigurisë në autostradë.

Craig Gifford, i cili është pilot akrobatik, ishte pas komandave të avionit "Bellanca Viking", kështu që ndoshta kontribuoi që incidenti të mos mbaronte tragjikisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat