Shtatëvjeçarja më e fortë në botë: Mund të ngrejë pesha 80 kilogramëshe

Ndryshe

Shtatëvjeçarja më e fortë në botë: Mund të ngrejë pesha 80 kilogramëshe

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 15:46
Rory van Ulft

Njihuni me vogëlushen Rory van Ulft, ajo është shtatëvjeçare dhe është në gjendje të turpërojë secilin prej nesh në palestër.

Rory van Ulft vjen nga Otava. Ajo mund të kap 32 kilogram, të bëjë ushtrime galiçe me 61 kilogramë dhe të ngrejë 80 kilogramë.

Ajo së pari filloi stërvitjen kur hyri në një klasë gjimnastike pas pesëvjetorit të saj. Rory gjithashtu mban tatuazhe të rreme në krahët e saj gjatë ngritjes së peshës, pasi mendon se shkojnë shumë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rory van Ulft (@roryvanulft)

Ajo u kurorëzua kampione e SHBA-së në peshëngritje në kategorinë për nën 11 dhe nën 13 vjeç në Kampionatin Kombëtar të Rinisë.

Si e bën ajo këtë?

Kjo zonjë e re kalon gati nëntë orë në javë duke praktikuar në palestër dhe rreth katër orë peshëngritje.

Jo vetëm që Rory është shtatëvjeçarja më e fortë në botë bazuar në numrin e saj ekzistues të Sinclair. Ajo është ndoshta edhe vajza apo djali më i fortë shtatë vjeçar që ka ekzistuar ndonjëherë, për të cilët rezultatet e konkursit janë të verifikueshme.

Shumë fotografi dhe video të Ulftit janë bërë virale në rrjete sociale. Ka kaq shumë njerëz që e duartrokasin atë për aftësitë dhe forcën e saj në ngritjen e peshës.

Si në peshëngritje ashtu edhe në gjimnastikë, Rory është e rrethuar nga trajnerë të ditur. Ajo madje ka një mjek të familjes dhe një pediatër në mjekësinë sportive që kujdesen shumë mirë për të dhe  sigurohen që rritja e saj po shkon siç duhet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat