Të shetisësh botën duke bërë vertikalen lakuriq

Ndryshe

Të shetisësh botën duke bërë vertikalen lakuriq

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 15:30
Foto Ilustrim

Një ekzibicionist që ka pasion udhëtimin ka kaluar 5 vjet duke u fotografuar lakuriq ndërkohë që bënte vertikalen në vende të ndryshme të globit.  

Vertikalisti Lakuriq, që ende mbetet anonim e ka bërë këtë gjë në 17 vende të ndryshme të botës duke përfshirë Kinën, Suedinë, Tailandën, Turqinë, Norvegjinë. Amerikën dhe Australinë. Akrobati i çuditshëm i poston fotot e tij në një blog ku duket duke pozuar kokë poshtë përballë vendesh të mrekullueshme si Uluru në Australi, apo Muri i Madh Kinez.

Ai shkruan: “Më përqen ta përjetoj botën në tërë lavinë e saj”.

Australi

Udhëtari i çuditshëm e bën këtë në përpjekje për të rritur ndërgjegjen publike ndaj jetës konsumiste që po shkatërron tokën. Në blogun e tij ai shkruan: “Konsumojmë dhe hedhim kaq shumë plehra çdo ditë sa jemi duke e shkatërruar botën dalëngadalë. Bota është spektakolare dhe plot magji. Dilni dhe eksplorojeni! Do ta shihni vetë me sytë tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat