Pse balenat kërcejnë mbi ujë? Këtë nuk e paskemi ditur kurrë

Ndryshe

Pse balenat kërcejnë mbi ujë? Këtë nuk e paskemi ditur kurrë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

E keni menduar ndonjëherë se pse balenat kërcejnë e hidhen mbi sipërfaqen e ujit ku notojnë herë pas here?

Një studim nga “Marine Mammal Science” ka dalë në konkluzionin se hedhjet e kërcimet që bëjnë mbi ujë balenat nuk janë rastësore, por forma komunikimi të tyre me balenat e tjera përreth.

Çdo lloj lëvizjeje e balenave shpjegohet nga shkencëtarët si forma specifike mesazhesh të caktuara, transmeton Lajmi.net. Ngritja e bishtit, kërcimi me bark ose kurriz e lëvizje të ndryshme në ujë i ndihmojnë balenat që të komunikojnë me të ngjashmet e tyre për ndonjë rrezik të mundshëm ose një mesazh të caktuar që ato duan të përcjellin.

Megjithatë, nuk dihet qartësisht se çfarë duan të thonë balenat me sjelljet e tyre.

Shikoni videon:

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat