Njeri apo qen? Iluzioni optik që të bënë ‘konfuz’ në shikim të parë

Ndryshe

Njeri apo qen? Iluzioni optik që të bënë ‘konfuz’ në shikim të parë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 12:39
Iluzioni optik që të bënë ‘konfuz’ në shikim të parë

Një iluzion optik ka hutuar përdoruesit e internetit, duke i lënë njerëzit të “çorientuar” dhe “të hutuar”.

Sipas medieve të huaja,  bëhet fjalë për imazhin i cili ka “ndarë” mendimet rreth asaj se çfarë saktësisht po shohin njerëzit – është një njeri apo një qen?

Në shikim të parë duket se nuk është asgjë tjetër veçse një figurë njerëzore me një çantë shpine duke ecur përmes disa drunjve të mbuluar nga bora.

Sidoqoftë, me një inspektim më të afërt, mund të zbulohet një imazh krejtësisht i ndryshëm.

Fotografia, e cila u shpërnda në Facebook, është në të vërtetë një imazh i një qenushi të zi që vrapon drejt kamerës.

Ajo që në shikim të parë u duk se ishte pjesa e pasme e kokës së një personi është në fakt bishti i qenit, dhe ‘çanta e shpinës’ është fytyra e qenushit. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat