Horror në Rusi/ Punonjësen e fabrikës e “përpin” makineria e bluarjes së mishit

Ndryshe

Horror në Rusi/ Punonjësen e fabrikës e “përpin” makineria e bluarjes së mishit

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 09:23
Pamje nga videoja

Një punonjëse e një fabrike të përpunimit të mishit ka humbur jetën në mënyrë tragjike.,

Teksa ishte në orarin e punës atë e “përpiu” makina për bluarjen e mishit.

Kjo ngjarje e tmerrshme ndodhi në Rusi, kur gruaja në fjalë përfundoi në makinën për bluarjen e mishit.

Gjithçka nisi pasi i ngeci dora teksa po fuste një pulë. Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të publikuara më poshtë, shfaqin fabrikën në Belosuovo, ku makina për bluarje të mishit e “përpin” punonjësen.

Sipas hetuesve rusë, punonjësja ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa makineria i kishte prekur më së shumti gjoksin dhe duart.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat