Macja nuk i ndahet të zotit, qëndron mbi shpatullën e tij edhe në rrugë

Ndryshe

Macja nuk i ndahet të zotit, qëndron mbi shpatullën e tij edhe në rrugë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 08:25
Sergio dhe Rossini

Kjo është historia e Sergio dhe Rossini, një burrë dhe një mace që u takuan për herë të parë në një rrugë në Toledo, në Itali.

Me siguri mund të duket një qëndrim i pazakontë, por protagonistit të maces së kësaj historie duket se i pëlqen shumë të shkojë rreth e përqark në supin e të zotit.

Kotelja menjëherë e di se kur është koha për të dalë. Sapo e sheh të zotin të veshur me xhaketë, ngjitet në shpatullën e tij, shkruan në një artikull ilmiogattoeleggenda.it.

Burri thotë se i kishte ndodhur të shpëtonte kotele herë të tjera, sidomos në mot me temperatura të ulëta gjatë dimrit.

Edhe macja që i rri në shpatull ishte pikërisht një nga të shpëtuarat nga Sergio, dhe prej asaj dite e mban atë në shtëpi.

Sergio thotë se macja gëzohet sa herë e sheh atë që po bëhet gati për të dalë.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat