83-vjeçari i lë qenit pesë milionë dollarë pasuri

Ndryshe

83-vjeçari i lë qenit pesë milionë dollarë pasuri

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 08:17
Ilustrim

Biznesmeni nga qyteti i Tenesi, SHBA, Bill Dorris, ka habitur me veprimin e tij, duke lënë në testament pasuri 5 milionë dollar për qenin e tij Lulu.

83-vjeçari vdiq në fund të vitit të kaluar në Nashville, por ishte në qendër të vëmendjes në mediat ndërkombëtare për veprimin e tij gjatë kësaj jave.

Biznesmeni, i cili ishte i pamartuar dhe drejtonte një kompani për personat me aftësi të kufizuara, e kishte lënë qenin nën kujdesin e shoqes së tij 88-vjeçare Martha Burton, raporton DailyMail.

Testamenti specifikoi që pasuria e tij prej 5 milionë dollarësh duhet të shkojë për kujdesin e qenit të tij Lulu.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat