Familja e bënë një gjarpër nga bora, 23 metra të gjatë

Ndryshe

Familja e bënë një gjarpër nga bora, 23 metra të gjatë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 07:38
Gjarpri nga bora, 23 metra të gjatë

Për shumë njerëz, bërja e një dordoleci është një punë e madhe, por një familje në Kolorado i ka çuar gjërat në një tjetër nivel duke bërë një skulpturë të një gjarpri.

Morn Mosley dhe pesë motrat dhe vëllezërit e tij, kanë shpenzuar 10 orë duke punuar në modelin e një gjarpri i cili ka kënaqur vendasit.

Puna e kësaj familje në vitin 2019 kishte fituar popullaritet dhe ishte publikuar në media, pasi kishin bërë një skulpturë të një tigri.

Gjarpri i gjatë prej 23 metra është bërë në kopshtin e nënës së tij.

Grupi së pari e bëri formën e gjarprit e pastaj e ngjyrosen.

“ne vetëm deshëm të bënim qejf dhe t’i kujtonim kohërat e vjetra”, ka thënë ai për BBC-në.

Skulptura ka tërhequr shumë njerëz dhe të gjithë kanë ndaluar për ta fotografuar.

Në faqen e tij të Facebookut shumë njerëz kanë thënë se e kanë parë skulpturën dhe e kanë përgëzuar atë për punën e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat