Gruaja 118 vjeçare do ta mbajë pishtarin e flakës Olimpike në lojërat që do të zhvillohen në Japoni

Ndryshe

Gruaja 118 vjeçare do ta mbajë pishtarin e flakës Olimpike në lojërat që do të zhvillohen në Japoni

Më: 5 mars 2021 Në ora: 20:42
Kane Tanaka

Personi më i vjetër i gjallë, në moshën 118 vjeçare është duke u bërë gati që të mbajë pishtarin e flakës Olimpike, në muajin maj të këtij viti në Japoni.

Bëhet fjalë për gruan Kane Tanaka, e cila i ka mbijetuar dy herë kancerit, ka përjetuar dy pandemi globale dhe i pëlqen shumë pijet e gazuara, shkruan CNN.

Derisa familja e saj do të shtyjnë atë në karrigen me rrogat për më shumë se 100 metra sa duhet të ecet për ta mbajtur pishtarin, një person tjetër në moshën 110 vjeçare është caktuar që të ecë hapat e tjerë të fundit, pasi ajo do ta kalojë pishtarin tek vrapuesi tjetër.

Rekord tjetër i mbajtjes së pishtarit është shënuar në Lojërat Olimpike të vitit 2016 në Brazil, ku Aida Gemanque e mbajti atë në moshën 106 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat