Për herë të parë blen një biletë, 18-vjeçarja fiton 25,000 dollarë në lotari

Ndryshe

Për herë të parë blen një biletë, 18-vjeçarja fiton 25,000 dollarë në lotari

Më: 7 mars 2021 Në ora: 07:09
Sloan Stanley

Një 18-vjeçare nga Kansasi ka fituar 25,000 dollarë me biletën e parë që ka blerë në lotari.

Sloan Stanley kishte blerë një biletë lotarie për herë të parë në jetën e saj, disa ditë pasi kishte mbushur 18-vjeç, ndërsa edhe fitoi çmimin e madh.

Stanley planifikon që të studiojë në Universitetin Fort Hays dhe mendon që me paratë e fituara përmes lotarisë të kryejë disa nga shpenzimet e studimeve.

Ajo tregon se familja e saj fillimisht nuk i kishin besuar se kishte fituar atë shumë, derisa vetë e kishin vërtetuar, shkruan People.

“Familja ime është shumë e lumtur për mua dhe ende nuk mund ta besojnë këtë”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat