Mesazhi në një shishe udhëton nga Anglia në Norvegji për 8 muaj

Ndryshe

Mesazhi në një shishe udhëton nga Anglia në Norvegji për 8 muaj

Më: 3 prill 2021 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Një nënë me fëmijën e saj duke ecur në plazh në Norvegji zbuluan një mesazh në një shishe që udhëtoi më shumë se 1 mijë e 609 kilometra në rreth tetë muaj.

Ida Hodnebo, 36 vjeçare, tha se ishte duke ecur përreth plazhit në ishullin norvegjez të Jomfruland kur e panë shishen prej qelqi që përmbante një shënim të shkruar me dorë.

Shënimi u shkrua në korrik 2020 nga një vajzë 10-vjeçare me emrin Lilly Carter.

Ajo shkroi se po planifikonte të hidhte shishen në det nga plazhi në Chapel St. Leonards, Angli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat