Tango nën ujë/Kërcimtarja performon në 10 metra thellësi

Ndryshe

Tango nën ujë/Kërcimtarja performon në 10 metra thellësi

Më: 13 prill 2021 Në ora: 06:22
Ariadna Hafez

Pasionin e saj për kërcimin, Ariadna Hafez vendosi ta shkrijë me dashurinë që ka për ujin, duke realizuar një tango në 10 metra thellësi. Miliona vetë e kanë parë deri tani në internet klipin e saj tre minutësh, të pagëzuar “Tang’O” ku spanjollja, e veshur në të bardhë e te zezë bën lëvizje aq të hirshme, sa duket sikur fakti që është e rrethuar nga uji, nuk e pengon aspak harmoninë e kërcimit të saj.

Të gjesh një person që është edhe kërcimtar, edhe zhytës njëkohësisht është e jashtëzakonshme, thotë Bastien Soleil, njeriu qe erdhi me idenë e realizimit të një videoje të tillë. Ai citoi rastin e një tjetër kërcimtareje, Julie Gautier, e cila realizoi një video klip nën ujë në 2018 i cili deri më tani, është klikuar më shumë se 5 milionë herë në Youtube, megjithatë e theksoi se dicka e tillë është mjaft e rrallë.

Për të xhiruar For “Tang’O”, Ariadna Hafezit i është dashur të stërvitet pafund, në mënyrë që të gjente ritmin nënujor. Dhe vështirësitë nuk munguan: partnerja e saj ishte një karrige e cila peshon 12 kg, por që në ujë lëvizte si të ishte një pupël, e Ariadnës i duhet ta mbërthente çdo herë që ndryshonte pozicion.

Sipas Soleil, thellësia e 10 metrave, ofronte një lloj ekuilibri. Vetë Hafez rrëfen se mungesa e gravitetit i jep më shumë liri në kërcim, edhe pse lëvizjet janë më të ngadalta, dhe kjo gjë i pëlqen shumë, pasi që prej fëmijërisë, ujin e konsideron si ambjentin e vet të natyrshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat