Ecën mbi 10 mijë kilometra në këmbë për një vit, eksperienca e pazakontë e inxhinierit rus

Ndryshe

Ecën mbi 10 mijë kilometra në këmbë për një vit, eksperienca e pazakontë e inxhinierit rus

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:27
Maksim Egorov

Maksim Egorov, inxhinier rus, ka thyer një rekord, duke ecur 10 mijë kilometra për një vit.

Atij iu deshën vetëm  një çantë shpine, karikusin e  telefonit , disa shishe ujë për të përshkruar të gjithë Rusinë në këmbë.

Maksim mori leje nga puna në mënyrë që të realizonte eksperiencën e tij, dhe fillimisht mendoi se do të duheshin vetëm tetë muaj që nga nisja.

Por si pasojë e pandemisë ai u detyrua të ngadalësojë ritmin.

Për eksperiencën e tij, inxhinieri tashmë dëshiron të shkruajë një libër dhe të xhirojë një dokumentar. Sipas tij kjo është një mënyrë për të parë një vend të madh si Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat