Një përqafim në kohë pandemie fiton çmimin e fotografisë së vitit

Ndryshe

Një përqafim në kohë pandemie fiton çmimin e fotografisë së vitit

Më: 16 prill 2021 Në ora: 08:11
Ilustrim

Janë ditët ku shpallen fituesit e konkurseve më prestigjioze të fotografisë në botë. Pas shpalljes së fituesve të Sony World Photografy, tashmë është radha e “World Press Photo of The Year”, çmimi që i jepet fotografive të shkrepura nga mediat ndërkombëtare.

Çmimi i parë iu dha një skene pozitive, edhe pse në një kontekst të vështirë si ai pandemik.

Është fotografja daneze Mads Nissen që ka kapur në San Paolo të Brazilit përqafimin e një infermiere me një zonjë të moshuar, falë një perdeje plastike që mundëson shmangien e infektimit, në një vend thellësisht të tronditur nga më shumë se 360 mijë viktima nga COVID-19.

Çmime të tjera u ndanë për kategori specifike, si fotolajm, mjedis, sport dhe portret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat