Vendimi i çuditshëm i shtetit, urdhëri i ri për gratë: Mos mbesni shtatzënë deri kur…

Ndryshe

Vendimi i çuditshëm i shtetit, urdhëri i ri për gratë: Mos mbesni shtatzënë deri kur…

Më: 18 prill 2021 Në ora: 14:51
Ilustrim

Brazili u kërkoi grave të premten “të shmangin shtatzanitë” derisa të kalojë periudha e keqe e pandemisë.

Kjo pasi, siç është thënë, duket se varianti i virusit që po shkatërron vendin e Amerikës së Jugut duket se prek nënat e ardhshme më shumë sesa versionet e mëparshme të coronavirusit.

Rekomandimi vjen ndërsa Brazili vazhdon të jetë një nga epiqendrat globale të pandemisë, me më shumë brazilianë që vdesin nga virusi çdo ditë sesa kudo tjetër në botë.

Spitalet po përballen me vështirësi të mëdha, me Brazilin që u drejtohet partnerëve ndërkombëtarë për ndihmë me furnizimet e urgjencës.

“Nëse është e mundur, shtyni shtatzëninë deri në një moment më të mirë”, citohet të ketë thënë zyrtari i ministrisë së Shëndetësisë, Raphael Parente gjatë një konference shtypi të premten.

Ai tha se rekomandimi ishte pjesërisht për shkak të ngarkesës në sistemin shëndetësor, por edhe për shkak të variantit brazilian më lehtë të transmetueshëm i njohur si P.1.

“Përvoja klinike e specialistëve tregon se ky variant i ri vepron më agresivisht tek gratë shtatzëna”, shtoi Parente.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat