Australiani 111-vjeçar thotë se sekreti i jetëgjatësisë së tij është ngrënia e trurit të pulës

Ndryshe

Australiani 111-vjeçar thotë se sekreti i jetëgjatësisë së tij është ngrënia e trurit të pulës

Më: 18 maj 2021 Në ora: 17:21
Dexter Kruger

Personi më i vjetër në Australi ka përfshirë të ngrënit e trurit të pulës në mesin e sekreteve për jetëgjatësinë e tij.

Dexter Kruger të hënën ka shënuar 124 ditë që kur mbushi 111 vjet. Ai edhe zyrtarisht është bërë australiani që ka jetuar më së gjati. Ai e kaloi për një ditë veteranin e Luftës së Parë Botërore, Jack Lockett, i cili vdiq në vitin 2002.

Kruger në një intervistë nga shtëpia e kujdesit në Queensland ka thënë se truri i pulës nga ndikuar në jetëgjatësinë e tij.

“Truri i pulës. E dini, pula ka kokë. Dhe aty është truri. Dhe janë të vogël e shumë të shijshëm. Thjeshtë një copë e vogël”, ka thënë Kruger.

I biri i Dexterit, Gregu 74-vjeçar ka thënë se stili i thjeshtë i jetës i babait është arsye për jetën e gjatë të tij.

Menaxherja e shtëpisë së pleqve Melanie Calvert tha se Kruger, i cili po e shkruan autobiografinë e tij, ishte “një nga banorët më të mprehtë në shtëpi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat