Braktisi punën dhe të dashurin për të jetuar në një kamper me qenin e saj

Ndryshe

Braktisi punën dhe të dashurin për të jetuar në një kamper me qenin e saj

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 16:11
Linnea Schmelzer

Një 26-vjeçare la punën dhe i dha fund lidhjes së dashurisë për të jetuar në një kamper me qenin e saj.

Linnea Schmelzer, nga Wisconsini, aktualisht jeton në kamper në shkretëtirën e largët të Idaho me qenin, të cilin e ka quajtur, Akela.

Para se të ndryshonte mënyrën e jetës, Linnea kishte një punë të mirë si dhe një lidhje dashurie 5-vjeçare, por vendosi të ndryshonte gjithçka, pasi dëshira për të udhëtuar ishte e madhe.

Image

Në maj të vitit të kaluar, ajo bleu kamperin për 20 mijë dollarë, ndërsa shpenzoi edhe 7.500 të tjera për rregullime, por sërish ai nuk ka ujë e as tualet.

Sa i përket lidhjes së dashurisë, Linnea thotë se ajo mendonte se do të ishte përgjithmonë me të dashurin e saj. Tash janë miq.

“Unë e kam shijuar jetën, kam qenë shumë aktive. Megjithatë, në një moment kisha nevojë për të bërë diçka ndryshe, kisha nevojë për udhëtime. Kështu, unë vendosa të marr Togon (kamperin)”, tregon 26-vjeçarja.

Linnea e ka bërë të gjithë punën vetë në kamperin e saj, megjithatë ende nuk ka vendosur një dush, pasi shprehet se dëshiron ta mbajë atë sa më të thjesht. Për këtë arsye, ajo përdor tualetet publike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat