Qenushët lindin të gatshëm që të bashkëveprojnë me njerëzit

Ndryshe

Qenushët lindin të gatshëm që të bashkëveprojnë me njerëzit

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Qenushët janë të gatshëm të komunikojnë me njerëzit sapo të lindin, ka thënë një nga bashkëpunëtoret e hulumtimit në Universitetin e Antropologjisë në Arizona, Emily Bray.

“Qenushët do të shikojnë dhe të kthejnë vështrimin miqësor të një personi dhe do të përdorin me sukses informacionin e dhënë nga ai person në një kontekst shoqëror nga një moshë shumë e re, të gjitha para çdo eksperience më të gjerë me njerëzit", tha Bray.

Në studimin e publikuar në revistën “Current Biology”, Bray dhe ekipi i saj dhanë vlerësimin për 375 qenushë, shkruan CNN.

Një nga gjërat që kërkohej ishte kontakti me sy me studiuesin që merrte një qenush, një tjetër ishte të ndiqte dorën dhe shenjat me sy për të gjetur ushqimin në një nga dy gota.

Bray ka thënë se kjo gjë te qentë e rritur është e njohur dhe se ata mund ta bëjnë pa vështirësi, por se qëllimi ishte të dihej se kur nisin ata të vëzhgojnë njerëzit dhe a është kjo një përgatitje biologjike që ata e kanë vetë kur lindin.

Qenushët u treguan shumë të aftë në provat që iu bënë nga studiuesit. Shumica e qenushëve zgjodhën gotën e saktë në 70 për qind të rasteve, madje disa prej tyre që me herën e parë kur nga njeriu iu dha shenja e parë me dorë ose me sy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat