Çifti martohet në avion për t’i shpëtuar rregullave të Covid

Ndryshe

Çifti martohet në avion për t’i shpëtuar rregullave të Covid

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 23:51
Rakesh dhe Dakshina

Një çift indian ka realizuar dasmën në fluturim e sipër, me rreth 160 të ftuar në bordin e një avioni.

Arsyeja e zgjedhjes së një vendi të tillë për dasmën, ishte shmangia e rregullave shtrënguese të koronavirusit.

Rakesh dhe Dakshina prenotuan një fluturim nga qyteti i Madurait dhe bënë dasmën të pashqetësuar, ndërsa në vend po ndodh kërdia dhe viktimat e kanë kaluar shifrën 300 000.

Sipas BBC, vendi nga ku u nis fluturimi me dasmorë nuk lejon më shumë se 50 të ftuar në dasmë.

Mësohet se autoritetet e aeroportit nuk ishin aspak në dijeni se çfarë po ndodhte në avion.

Tashmë, çifti dhe të gjithë pasagjerët mund të ndëshkohen me ndalim udhëtimi ajror në të ardhmen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat