Klienti i pazakontë i një zyre postare, tmerrohen klientët

Ndryshe

Klienti i pazakontë i një zyre postare, tmerrohen klientët

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 00:33
Një aligator i shtrirë gjerë e gjatë në dyshemenë e zyrës

Një zyrë postare në Florida u vizitua nga një klient sa i pazakontë, aq edhe i rrezikshëm.

Një aligator i shtrirë gjerë e gjatë në dyshemenë e zyrës, fiks përballë recepsionit ku priteshin klientët tmerroi për minuta me radhë klientët e kësaj poste.

U desh ndërhyrja e ekipeve të specializuara për ta larguar prej andej, fatmirësisht pa shkaktuar asnjë të lënduar.

Pamjet e kamerave të sigurisë treguan më vonë se aligatori kishte hyrë në ndërtesë nga dera kryesore.

Ekspertët thanë se kafsha ka qenë në kërkim të ambienteve të freskëta, nisur nga fakti që temperaturat kanë qenë goxha të larta këto ditë në Florida.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat