I merr kartën e bankës pacientes së vdekur, si u kap “mat” infermierja

Ndryshe

I merr kartën e bankës pacientes së vdekur, si u kap “mat” infermierja

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 08:47
Aesha Basharat

Një infermiere, e cila punonte në një spital COVID, në Britaninë e Madhe, është filmuar duke përdorur llogarinë bankare të një pacienteje, e cila, kishte pak minuta që kishte ndërruar jetë.

Infermierja është identifikuar si një 23-vjeçare e quajtur Aesha Basharat dhe dyshohet se kartën, ia mori fshehurazi një gruaje 83-vjeçare.

Infermierja, mësohet se e ka përdorur kartën për ditë të tëra, derisa aty, u harxhuan të gjitha paratë.

Kur u kuptua për këtë mashtrim, vajza, u justifikua duke thënë se kishte ngatërruar kartën e pacientes me të sajën.

Por, ky pretendim ra poshtë dhe e reja u arrestua nga policia. Në gjykatë, ajo ka pranuar se e ka kryer vjedhjen e për këtë, është pezulluar nga detyra për 18 muaj, shkruajnë mediat e huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat