Vendosin monedhë në vendin e vaksinës dhe nuk bie? Ja çfarë ndodh në të vërtetë

Ndryshe

Vendosin monedhë në vendin e vaksinës dhe nuk bie? Ja çfarë ndodh në të vërtetë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Disa njerëz pretendojnë se vaksina përmban lëndë magnetike. Për të vërtetuar këtë, nëpër rrjete sociale, qarkullojnë video ku njerëz vendosin monedha në vendin ku pretendojnë se kanë bërë vaksinën dhe ilustrojnë se monedha nuk bie.

Po çfarë po ndodh në të vërtetë? Mjekët kundërshtojnë me forcë këtë teori. “Ky është budallallëk. Kjo është plotësisht e sajuar,” tha për Health Amesh A. Adalja, studiues i vjetër në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore.

Vaksinat e Covid-19 nuk përmbajnë përbërës që mund të prodhojnë një fushë elektromagnetike në vendin e injektimit, shpjegon Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), duke theksuar se të gjitha vaksinat Covid-19 nuk përmbajnë metale si hekuri, nikeli, kobalti, litiumi etj.

“Për më tepër, doza tipike për një vaksinë Covid-19 është më pak se një mililitër, e cila nuk është e mjaftueshme për të lejuar tërheqjen e magneteve në vendin e vaksinimit edhe nëse vaksina do të përmbante ndonjë metal magnetik.” – shkruan CDC.

Pse magneti ngjitet te disa njerëz?

“Është e mundur që një objekt të ngjitet në vajrat e lëkurës ose në lëkurë të djersitur. Njerëzit mund të ekuilibrojnë lugën në hundë, kështu që nuk është për t’u habitur që mund të ekuilibrojnë magnetet në krahët e tyre,” shpjegoi për Health Jamie Alan profesoreshë e asociuar e farmakologjisë dhe toksikologjisë në Universitetin Shtetëror të Michigan-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat