​Zbulohet diamanti prej 1.098 karatësh në Botsvana

Ndryshe

​Zbulohet diamanti prej 1.098 karatësh në Botsvana

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 18:19
​Zbulohet diamanti prej 1.098 karatësh

Një diamant 1.098 karat u gjet në Botsvana, diamanti i tretë me cilësi më të madh për bizhuteri i gjetur ndonjëherë në botë, njoftoi kompania Debswana.

Guri, i zbuluar më 1 qershor, "i solli shpresë kombit në vështirësi", tha Lynette Armstrong, drejtoreshë e Debswana, e cila është në pronësi të përbashkët nga qeveria dhe kompania e Afrikës së Jugut Di Bers, e cila specializohet në diamante.

Diamanti më i madh i njohur është "Cullinan" me më shumë se 3.100 karatë, i gjetur në Afrikën e Jugut në 1905.

Guri i dytë më i madh me 1.109 karat u gërmua në vitin 2015 në minierën Karovo, në verilindje të Botsvana, i cili është vendi kryesor në Afrikë në prodhimin e diamanteve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat