‘Miti magnet’ i vaksinave, cila është e vërteta e tij?

Ndryshe

‘Miti magnet’ i vaksinave, cila është e vërteta e tij?

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 18:22
Ilustrim

Një teori e re e çuditshme dhe e pabazë konspirative, në lidhje me vaksinën COVID-19, paraqet një efekt anësor, sipas të cilit zona ku është injektuar vaksina ose i gjithë trupi, kthehet në magnetik.

Miti i çuditshëm është shpërndarë kohët e fundit nga njerëzit në media sociale, të cilët tregojnë objekte magnetike që ngjiten në krahun e tyre.

Ndoshta keni pyetur veten se si reagojnë mjekët në lidhje me këtë.

"Qesharake", -thotë Paul Offit, MD, drejtor i Qendrës së Edukimit të Vaksinave.

“Dua të them, si mund të besohet diccka e tillë? Kjo nuk është e vërtetë. Nuk jam i sigurt se cila është gjeneza e këtij miti të veçantë. Por do të doja të mendoja se askush nuk ka zgjedhur të mos bëjë një vaksinë, sepse ka frikë se do të jetë magnetike.”

Dezinformimi rreth vaksinës ka potencialin të jetë i rrezikshëm nëse dekurajon njerëzit.

Asnjë nga përbërësit në asnjë prej vaksinave COVID-19 nuk prodhon forcë elektromagnetike në vendin e injektimit, ose diku tjetër në trupin tuaj. Nuk ka asgjë metalike ose magnetike tek vaksinat. 

Agjencia gjithashtu thekson që vëllimi tipik i dozës së vaksinës COVID-19 është më pak se një mililitër, e cila nuk është e mjaftueshme për të lejuar tërheqjen e magneteve në vendin e vaksinimit.

Ekpertët tregojnë gjithashtu se vaksinat janë padyshim shumë të vogla për të mbajtur dhe një mikroçip gjithashtu.

"Mikroçipet janë shumë të mëdha për t'u futur në fund të një gjilpëre, kështu që unë nuk arrij ta kuptoj këtë”- thotë Dr. Offit.

Përtej mungesës së materialeve magnetike në vetë vaksinat, ekziston fakti që trupi juaj nuk tërheq objekte magnetike.

"Megjithëse gjaku përmban pak hekur, nuk është hekur i magnetizueshëm", shpjegon Dr. Offit. Hekuri në gjakun tuaj nuk është ferromagnetik (i ndjeshëm ndaj magnetizmit), që do të thotë se nuk është në gjendje të krijojë ose të ndërveprojë në një fushë të forcës elektromagnetike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat