0% mundësi për të mbijetuar: Bebi i lindur premature hyn në rekordet Guinness

Ndryshe

0% mundësi për të mbijetuar: Bebi i lindur premature hyn në rekordet Guinness

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 14:08
Richard Scott William Hutchinson

Një foshnjë i lindur me peshë më pak se gjysmë kilogrami ka festuar ditëlindjen e parë, duke hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si foshnja i lindur më premature (para kohe) që mbijeton.

Kur Richard Scott William Hutchinson erdhi në jetë në muajin e pestë të shtatzënisë, mjekët i përgatitën prindërit e për më të keqen. Richard lindi në Minneapolis, pasi e ëma, Beth Hutchinson, pësoi ndërlikime mjekësore.

lindur 131 ditë para datës së pritshme dhe me peshë 340 gramë, Richard ishte aq i vogël sa prindërit mund ta mbanin me pëllëmbën e njërës dorë, shkruan Guinness.

Në dhjetor 2020, pasi kaloi më shumë se gjashtë muaj në spital, Richard ishte në gjendje të shkonte në shtëpi me familjen.

Më 5 qershor, Richard festoi ditëlindjen e parë.

Image
Familja e Richard-it

“Nuk mund ta besojmë. Ne jemi ende të befasuar. Por jemi të lumtur. Kjo është një mënyrë që ne të ndajmë historinë e tij për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me lindjet e parakohshme.” – u shpreh e ëma.

“Nuk mund ta besoja që ishte i njëjti djalë që ishte i sëmurë, sa kisha frikë se nuk do të mbijetonte. I njëjti djalë që ishte sa pëllëmba ime e dorës, me lëkurë aq të tejdukshme sa mund t’i shihja çdo brinjë dhe enë të trupit.” – tha Dr. Stacy Kern, një prej mjekeve në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat