Foshnja që lindi në muajin e pestë, feston 1 vjetorin e lindjes

Ndryshe

Foshnja që lindi në muajin e pestë, feston 1 vjetorin e lindjes

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 15:14
Richard Scott William Hutchinson

Një foshnje e lindur para kohe, e cila peshonte më pak se gjysmë kilogrami, ka festuar këtë vit një vjetorin e lindjes, duke hyrë kështu në Librin e Rekordeve “Guinness”.

Richard Scott William Hutchinson ka lindur kur ishte vetëm pesë muajsh në barkun e nënës së tij, dhe për këtë arsye është pranuar nga “Guinness” si foshnja më e parakohshme e cila ka arritur të mbijetojë.

Ai kishte lindur në një spital të fëmijëve në Minnesota të Minneapolisit, pasi nëna e tij, Beth Hutchinson kishte pësuar komplikime shëndetësore duke bërë kështu që ajo të detyrohej të lindte para kohe.

Image

Richardi kishte lindur 131 ditë para datës që do të duhej të lindte dhe peshonte vetëm 300 gram. Ai ishte aq i dobët sa që prindërit e tij mund ta mbanin me vetëm njërën pëllëmbë të dorës, ka bërë të ditur Guinness.

Mjekët u kishin dhënë zero shanse të mbijetesës prindërve të foshnjës. Mirëpo, në dhjetor të vitit 2020, pasi kishte kaluar më shumë se gjashtë muaj në spital, foshnjës i ishte përmirësuar gjendja dhe prindërit e kishin marrë atë në shtëpi. Tani ai ka mbushur një vit jetë dhe gëzon shëndet të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat