Çifti britanik hyn në Guinness për dallimet e tyre në gjatësi

Kuriozitete

Çifti britanik hyn në Guinness për dallimet e tyre në gjatësi

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 21:50
James dhe Chloe Lusted

Një burri britanik dhe gruas së tij, e cila është rreth 60 centimetra më e gjatë se ai, iu dha një Rekord Botëror Guinness për diferencën më të madhe të gjatësisë së një çifti të martuar.

James dhe Chloe Lusted, të cilët u martuan në vitin 2016, u vlerësuan me rekordin Guinness në kategorinë e gjinive të ndryshme/gratë më të gjata, pasi lartësitë e tyre u verifikuan në 1.12 metra për James dhe 1.67 metra për Chloe.

James Lusted, 33 vjeç, aktor dhe drejtues televiziv, u takua me 27 vjeçaren Chloe – mësuese, përmes miqve në vitin 2012.

James lindi me dysplasia diastrophic, një lloj i rrallë xhuxhizmi që ndikon në zhvillimin e kockave dhe kërcit.

“Historia jonë e dashurisë na ka mësuar ne dhe të tjerëve që nuk mund ta gjykoni një libër nga kopertina e tij, dhe thjesht të doni personin pa marrë parasysh kush është. Unë nuk mendoj se mund të zgjidhni me kë të dashuroheni”, tha Chloe Lusted.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat