Lopa xhuxhe më e vogël në botë, 51 cm e lartë

Ndryshe

Lopa xhuxhe më e vogël në botë, 51 cm e lartë

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 15:22
Emri i lopës është Rani

Qindra qytetarë në Bangladesh po sfidojnë kufizimet e Covid-19 për të parë nga afër lopën xhuxhe, që është vetëm  51 centimetra e lartë.

Sipas banorëve të zonës, kjo është lopa më e vogël në botë. Mësohet se lopa xhuxhe është 23 muajshe dhe peshon 26 kilogramë.  

Emri i lopës është Rani.

Pronarët e fermës ku ndodhet Rani thonë se kanë aplikuar për Librin e Rekordeve Guinness për të vërtetuar që Rani është lopa më e vogël në botë.

Sipas faqes zyrtare  së Librit të Rekordeve Botërore Guinness, mbajtësi aktual i këtij titulli është Manikiam, një lopë nga shteti indian i Kerala, e cila kur hyri në Libër në 2014, ishte 61 cm e lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat