Thyen rekordin e Guinness me vendosjen e pesë bonboneve mbi njëra-tjetrën

Ndryshe

Thyen rekordin e Guinness me vendosjen e pesë bonboneve mbi njëra-tjetrën

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 15:00
Will Cutbill

Inxhinieri britanik Will Cutbill u fut në librin e rekordeve Guinness. Cutbill arriti të vendoste pesë bonbone ‘’M&M’’ mbi njëra-tjetrën.

Gjendja pandemike në Britani i ndihmoi Cutbillit ta vendoste këtë rekord. Ai në bllokimin e tretë që pati ishulli, arriti që gjatë qëndrimit në shtëpi ta thyente rekordin pasi provoi për orë të tëra.

“Ata nuk janë aq të sheshtë sa mendoni, ato janë mjaft sferike, kështu që vendosje mbi njëra-tjetrën është si ekuilibër i topave të futbollit. Unë isha mjaft i ngazëllyer kur e bëra, nuk mund të gënjej”, ka deklaruar rekordmeni i ri i Guines.

 

Rekordi ishte mbajtur më parë nga Silvio Sabba nga Italia dhe Brendan Kelby nga Australia, që të dy vendosën katër bonbone të ‘’M&M’’ mbi njëra-tjetrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat