Po afron Kurban Bajrami, bagëtitë e ushqyera mirë ulen me litarë nga maja e ndërtesës

Ndryshe

Po afron Kurban Bajrami, bagëtitë e ushqyera mirë ulen me litarë nga maja e ndërtesës

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 07:29
Ilustrim

Festivali Mysliman i Kurban Bajramit po afron dhe në këtë lagje në kryeqytetin tregtar të Pakistanit, Karaçi, është koha për një spektakël vjetor.

Çdo vit, bagëtitë e ushqyera mirë dhe të pastruara ulen me litarë nga tarraca e fermës Sayed Ejaz Ahmad në lagjen e ngjeshur të Nazimabad përpara festivalit të flijimit.

Një turmë e ngazëllyer shikojnë një dem të bardhë me peshë më shumë se 500 kg të varur nga litarët ndërsa ulet me kujdes nga maja e ndërtesës katër katëshe ditën e dielë më 11 Korrik.

Bagëtia blihet kur është e vogël dhe në këtë kohë është e lehtë për t’i ngjitur nga shkallët në fermën në tarracë, por pas një viti kur ato janë rritur plotësisht është e pamundur për t’i zbritur në të njëjtën mënyrë. Për këtë arsye merret një vinç me qera për ta bërë këtë gjë.

Njerëzit zakonisht i blejnë bagëtitë për t’i flijuar disa ditë para Kurban Bajramit, por Ahmad vendosi të ndërtonte një fermë në tarracën e shtëpisë së tij dhe kjo ka rezultuar të jetë më ekonomike edhe pse atij i duhet të marrë me qera vinçin. Ky ritual është bërë për 18 vjet.

Këtë vit Ahmad zgjodhi 5 dem dhe një lopë për festivalin që është një nga dy më të rëndësishmit në kalendarin Islamik. Mishi do të ndahet mes miqsh dhe familjes dhe gjithashtu do t’i jepet të varfërve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat