Peshkaqeni ia këput dorën dhe këmbën brazilianit

Ndryshe

Peshkaqeni ia këput dorën dhe këmbën brazilianit

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 15:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Marcelo Roja Santos, ka humbur jetën si rezultat i sulmit të peshkaqenit në Brazil, pasi kishte shkuar në plazh që të urinoj pas një nate me plotë alkool.

51-vjeçarit ia këputi peshkaqeni dorën dhe një pjesë të këmbës në plazhin e qytetit Jaoboat dos Guararapes.

E pasi që kalimtarët e rastit e  gjetën të shtrirë në plazh, Santos u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt ku edhe u shpall i vdekur.

Sulmi ka ndodhur në plazhin në të cilin janë raportuar 12 sulme të peshkaqenëve gjatë javës së kaluar.

E një dëshmitarë u ka thënë gazetarëve se Santos kishte pirë me shoqëri, dhe më pas kishte shkuar në ujë për të urinuar.

Pa kaluar shumë kohë e panë se uji ishte skuqur nga gjaku i tij, duke e kuptuar se miku i tyre ishte sulmuar nga peshkaqeni.

Megjithatë nuk dihet se çfarë lloj i peshkaqenit e ka sulmuar, por ekspertët vlerësojnë se bëhet fjalë për llojin dem apo tigër. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat