​UFO filmohet duke fluturuar në krah të avionit, ndryshon formë

Ndryshe

​UFO filmohet duke fluturuar në krah të avionit, ndryshon formë

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 17:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Pasagjeri i një avioni mbeti i hutuar nga ajo që pa jashtë dritares: një objekt i çuditshëm, që të bënte menjëherë të mendoje për UFO-t, fluturoi në krah të mjetit për të paktën 7 minuta.

Turisti gjerman, i cili u kthye në dëshmitarin e ngjarjes së rrallë e filmoi momentin. Pamjet tregojnë sesi objekti i bardhë ndryshon formë ndërsa lëviz në krah të avionit.

Lajmin e përcolli britanikja Daily Star, sipas të cilës objekti në fillim i shtrirë kthehet e merr formë “Y-je”. Sipas një youtuber-i, kjo mund të jetë një “formë jete e bazuar në plazmë”.

Kam parë këto pamje të pabesueshme nga filmimet e një pasagjeri në bordin e një avioni, të cilat tregojnë sesi objekti fluturues ndryshon formë”, shprehet ai. Avioni po fluturonte në gati 9 mijë metra lartësi. Pamjet u shpërndanë në një faqe të Reddit, ku nuk kanë munguar edhe komentet e skeptikëve.

Raporti i qeverisë amerikane mbi UFO-t, i publikuar përpara disa kohësh, nuk e përcaktoi qartë nëse objektet e shqyrtuara prej tij ishin të krijuara nga njeriu, duke përdorur një teknologji tejet të sofistikuar, fenomene natyrore apo të një natyre jashtëtokësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat