Qyteti i së ardhmes në mes të shkretëtirës amerikane

Ndryshe

Qyteti i së ardhmes në mes të shkretëtirës amerikane

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Plani i ndërmarrësit Marc Lore është ndërtimi i qytetit të ri me emrin Telosa, duke e ndërtuar nga zeroja në shkretëtirën amerikane, e gjithçka do të realizohej sipas projektit të arkitektit danez Bjarke Ingels.

Ideja është që qyteti të ndërtohet në një vendndodhje të pabanuar prej 150.000 hektarëve në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara.

Siç thuhet, qëllimi është ndërtimi i qytetit të ri në Shtetet e Bashkuara që do të vinte standarde të reja globale sa i përket jetës urbane, duke zgjeruar potencialin njerëzor dhe të jetë si shembull për gjeneratat e ardhshme.

Lore është një ndërmarrës i suksesshëm dhe ish-drejtor ekzekutiv i tregtisë online në Walmart, që start-upin e tij “Jet.com” arriti t’ia shesë gjigantit të supermarketeve me një vlerë prej 3.3 miliardë dollarë gjatë verës së vitit 2016.

Telosa do të ndërtohet në pronën e një komuniteti, kurse Lore shpjegon se ekziston një sasi e mjaftueshme e hapësirës së mbuluar me dhe ku do të mund të fillonte ndërtimi i qytetit.

Kjo zonë e mbuluar me dhe gjatë 40 viteve të ardhshme, sipas ekspertëve të patundshmërive, do të mund t’i rritej vlera dhe të ketë deri në 5 milionë banorë.

Lore thotë se fokus i tij është që Telosa të jetë qyteti më i qëndrueshëm në botë, dhe për këtë ka shumë rëndësi të ndërtohet si është më së miri dhe të jetë model për gjeneratat e ardhshme – ku do të përdoret teknologjia e fundit dhe të ketë inovacione pasi që gjithçka fillon nga zero.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat