Qyteti kërkon pronarin e strucit që endej në park

Ndryshe

Qyteti kërkon pronarin e strucit që endej në park

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 19:07
Kalimtarët thirrën zjarrfikësit pasi kapën zogun e gjatë 1.4 metra në një park të qytetit.

Një strehimore për kafshët thotë se po kërkon pronarin e një zogu të strucit që u gjet në qytetin gjerman të Krefeldit të premten.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi se kalimtarët thirrën zjarrfikësit pasi kapën zogun e gjatë 1.4 metra në një park të qytetit.

Një veteriner zbuloi se zogu 4-5 muajsh ishte në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton AP.

Kopshti Zoologjik “Krefeld” tha se zogu nuk ishte i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat