Si të biesh në dhëmbët e krokodilit - Droni bie pre e zvarranikut dhe filmon gjithçka

Ndryshe

Si të biesh në dhëmbët e krokodilit - Droni bie pre e zvarranikut dhe filmon gjithçka

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 10:50
Krokodili

Aftësia e krokodilit për të kapur prenë e tij u regjistrua drejtpërdrejt nga kamera, kur një dron ra 'viktimë' e dhëmbëve të zvarranikut të madh.

Droni ishte duke xhiruar një dokumentar të ABC News në Australi, "Territori i Krokodilit" i cili,  siç kuptohet dhe nga titulli ka të bëjë me jetën e krokodilëve në mjedisin e tyre natyror.

Produksioni do të zhvillohej me rastin e 50 vjetorit të ndalimit të gjuetisë së zvarranikëve të lashtë në Territorin Verior të vendit.

Drejtuesi i dronit, Dane Hirst, përshkroi se si u zhvillua e gjithë skena.

 "Vendosa dronin mbi një lagunë të vogël në Parkun Crocodylus, të gjithë zvarranikët u shqetësuan. Ishte një krokodil që po shikonte dronin. Kështu që unë direkt mendova të mos ta lija këtë mundësi të artë që po më jepej. Pasi mund të bëja foto dhe video nga shumë afër, ndërsa krokodili kishte vështrimin nga kamera. Kështu që e drejtoj dronin sipër krokodili dhe brenda pak sekondave dëgjoj një zhurmë të frikshme, ishte zhurma nga shtrëngimi i nofullës së krokodilit, pasi ai po gëlltiste dronin tim", tha ai.

Mediet e huaja njoftojnë se droni u gjet më vonë në liqen,në vendin ku krokodili e ka lënë, me shenjat nga kafshimi i zvarranikut. Megjithatë, materiali filmik u ruajt, me videon që tregon se si është të biesh në dhëmbët e një krokodili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat