Qeni që po udhëton me transport publik nëpër Stamboll

Ndryshe

Qeni që po udhëton me transport publik nëpër Stamboll

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 00:48
Boji

Në tragetin e ngjeshur nga pasagjerët në mes të Evropës dhe Azisë, një udhëtar shijon pamjen teksa merr vëmendjen e të gjithëve përreth.

Boji, një qen rruge, është bërë i zakonshëm në tragete, autobusë dhe metro në qytetin më të madh të Evropës. Një udhëtar i përkushtuar, qeni merr udhëtime të gjata në transportin publik të Stambollit.

Zyrtarët i kanë vendosur një çip atij për ta regjistruar rrugën që bën, dhe kanë thënë se Boji ndalon në të paktëm 29 stacione metroje në ditë dhe ai duket edhe në det.

Me qimet e arta, sytë e zinj, Boji filloi të tërheqë vëmendje dy muaj më parë.

Dikush nga metroja e Stambollit thotë se e ka vërejtur qenin që përdor metronë duke shtuar se ai e di se ku don të shkojë dhe ku duhet të ndalojë, shkruan Reuters.

Punonjësit e transportit publik thonë se Boji i di edhe rregullat e tyre, se ai pret deri kur zbresin të gjithë pasagjerët dhe më pas ai hip në të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat