Mësimet e jetës që na ofron “Squid Game”

Ndryshe

Mësimet e jetës që na ofron “Squid Game”

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 09:24
‘Squid Game’

‘Squid Game’ është ende në rritje, duke ngjitur shkallët e njohjes globale, duke pushtuar të gjithë botën për premisën e saj unike dhe lojërat vdekjeprurëse. Shfaqja koreane ka shumë për të ofruar dhe ky artikull sjell pikërisht atë në mënyrë që të mos e humbisni.

Përveç argëtimit, çdo seri apo film e dëshmon vlerën e tij nga mësimet që nxjerr për audiencën. Ky ka qenë një trend që nga ardhja e kinemasë. Një personazh mund të jetë aq i përsosur sa një kalorës ose princeshë ëndërrimtare. Ose nëse ai/ajo drejton jetën brenda zonës gri realiste, mësimet e manifestuara formojnë një rezultat thelbësor të përmbajtjes.

456 lojtarë konkurrojnë gjithsej në 6 lojëra duke u eliminuar, ku eliminimi do të thotë vdekje. Secila nga këto lojëra brutale ka një mësim për të ofruar.

Image

Përgatituni paraprakisht

Loja e parë “Green Light, Red Light”, kapi të gjithë pjesëmarrësit në befasi kur lojtari i parë u eleminua. Paniku që pasoi mori më shumë njerëz më pas. Duhet pasur kujdes nga rregullat, sepse të gjitha rregullat nuk mund të thyhen në lojën e jetës. Dhe paniku nuk jep asgjë të frytshme.

Jini të vëmendshëm në të gjitha lojërat e jetës.

Mos lejoni që njerëzit t’ju nxitojnë me afatet e tyre

Loja e dytë ku ata duhet të presin një formë me një gjilpërë kishte nevojë për durim dhe tru. Kishte një kohëmatës, por jo për të matur tamam kohën kush mbaron i pari. Kushdo që u panikua nga fitorja e të tjerëve theu formën, humbi dhe u vra.

Image

Ju arrini sukses me ritmin tuaj, në kohën tuaj. Mos u krahasoni me atë që bëjnë të tjerët.

Njeriu ha njeriun

Lufta që shpërtheu natën e lojës së dytë është një dëshmi për këtë. Lojtarët u angazhuan në një pritë natën kur dritat u fikën për të eleminuar sa më shumë. Natyrisht, për ndërprerjen e konkurrencës në lojërat e ardhshme. Jo një mësim pozitiv, por Squid Game vërtet nxjerr në pah faktin që njeriu ha njeriun kur bëhet fjalë për përfitimin e tij vetjak.

Mbijetesa i paraprin çdo parimi të moralit

Pa dyshim, të gjitha rregullat e gjykimit moral u thyen nga lojtarët kur ishte fjala për mbijetesën e tyre. Të mbytur nga dobësitë, mbijetesa i paraprin gjykimit të së mirës dhe së gabuarës. Gjithmonë e bën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat